ÇFARË ËSHTË VOIP?
VoIP (Voice over Internet Protocol ose Zëri nëpërmjet Protocoll Interneti) është një teknologji që Ju mundëson thirrje telefonike nëpërmjet Internetit.
Ky shërbim telefonik është i njëjtë me shërbimet që ofron çdo kompani lokale telekomunikacioni, por në rastin konkret thirrja shifrovizohet dhe nëpërmjet Internetit çohet në destinacion ku sërisht konvertohet në formë zëri.
Nga viti 1995, kur ky shërbim iu ofrua klientëve për herë të parë, VoIP-i është bërë produkti telefonik më i përdoruar në të gjithë botën. Vlerësimi i ekspertëve të telekomunikacioneve dhe Internetit është se VoIP do të bëhet së shpejti një teknologji që do ta zëvendësojë tërësisht telefoninë tradicionale.
Pse e përdorim VoIP?
Kursejmë mjaft para!
Arsyeja kryesore pse Interneti përdoret përherë e më shumë për të bërë biseda telefonike është se telefonia VoIP është shumë më e lirë se telefonia e zakonshme.
VoIP Ju mundëson të flisni më lirë me gjithë botën si me numra fikse dhe me mobile.
Duke përdorur VoIP Ju do bindeni sa të ulura janë shpenzimet Tuaja mujore për faturën e telefonit, që nga vetë fillimi... dhe nuk do të hezitoni të bëni biseda të gjate telefonikë!
Ju mundëson të kontrolloni on-line akauntin tuaj
Ju mundëson të kontrolloni on-line thirrjet telefonike, kohëzgjatjen dhe vlerën e tyre, si dhe kreditë e parapaguara që dispononi!
Ju mundëson komunikacion të lehtë dhe me cilësi!
Kushti i vetëm për të pasur VoIP telefon është të keni lidhje Interneti dhe nëpërmjet saj:
- Ju mund të bëni biseda pa pagesë Pс-to-Pс, biseda video pa pagesë dhe biseda konferencë pa pagesë;
- Dhe të keni tarifa të ulëta për bisedat brenda dhe jashtë vendit.