VoIP –i ynë
- Çfarë Ju ofrojmë?
- Si mund të përfitoni nga shërbimet tona VoIP G&MS?
- Çfarë Ju nevojitet për ta përdorur VoIP G&MS telefoninë?
- Mënyrat e pagesës
- Zgjidhje biznesi
- Klientet tonë
Shërbimet VoIP G&MS:
- Biseda pa pagesë kompjuter-me-kompjuter dhe biseda konference (përfshirë video biseda)
- Biseda telefonike pa pagesë në rrjetin e VoIP G&MS (vetëm ndërmjet numrave virtualë)
- Tarifa të ulëta për thirrjet drejt telefonave fikse e mobilë në gjithë botën.
- SMS
VoIP G&MS Ju mundëson të flisni në telefon krejtësisht pa pagesë duke përdorur rrjetin tonë për arsye se të gjitha bisedat ndërmjet abonentëve tanë janë pa pagesë (vlen për numrat virtualë), pavarësisht nga kohëzgjatja dhe destinacioni i tyre.
Pra, në qoftë se Ju dhe miqtë Tuaj jashtë shtetit i bashkoheni VoIP G&MS-së, atëherë do të bisedoni mes veti pa paguar absolutisht asgjë.
Përveç kësaj VoIP G&MS Ju mundëson biseda të lira telefonike me numra mobilë dhe fikse në gjithë botën dhe pa paguar taksa instalimi e as taksa mujore.
Në çdo moment dhe në çdo pikë të botës Ju mund të formoni numrin e telefonit që dëshironi dhe për këtë paguani një çmim minimal; kushti i vetëm është të keni Internet.
Profesionalizmi ynë është garanti i cilësisë së lartë të shërbimeve që ofrojmë.
Si të përfitoni nga shërbimet tona?
- Regjistrimi
- Biseda të parapaguara dhe dërgimi i SMS
Që të bëheni pjesë e sistemit tonë Ju duhet të regjistroheni.
Regjistrimi në VoIP G&MS është plotësisht pa pagesë, nuk varet nga taksa mujore apo instalimi dhe nuk harxhon kohë.
Nëpërmjet e-mail-it të firmës që është te forma e regjistrimit, Ju do të merrni numrin Tuaj të klientit (që do të jetë dhe numri Juaj virtual të telefonit) dhe fjalëkalimin; nëpërmjet tyre do të keni akses on-line tek llogaria Juaj personale/akaunti. (Aty Ju mund të bëni ndryshimet që dëshironi, të bëni kreditime të parapaguara telefoni, si edhe të kontrolloni të gjitha bisedat që keni bërë, kohëzgjatjen dhe vlerën e bisedave, gjithashtu gjendjen e kredive të parapaguara).
Hapi tjetër është të shkarkoni një nga programet e rekomanduara nga ne për biseda telefonike – shih Software – dhe të pajiseni me mikrofon dhe dëgjuese. Tashmë Ju mund të bëni biseda pa pagesë kompjuter-me-kompjuter nga/drejt çdo pike të botës.
Nëse dëshironi Ju mund të blini kredi për biseda të parapaguara me nominale të ndryshme dhe në këtë mënyrë Ju mund të bisedoni me pak shpenzime me çdo numër telefoni fiks apo mobil në të gjithë botën. Informacionin rreth çmimeve për çdo destinacion mund ta merrni këtu.
Për të blerë kredi duhet të hyni në llogarinë Tuaj personale, të zgjidhni opsionin “Buy now” dhe të ndiqni procedurën e pagesës.
Kreditë Tuaja të parapaguara mund t’i përdorni gjithashtu për të dërguar SMS tek operatorë mobilë në të gjithë botën. Dërgimi i SMS-ve bëhet direkt nga akaunti Juaj personal dhe taksa varet nga destinacioni sipas tarifave si më poshtë.
Çfarë duhet të keni për ta përdorur VoIP G&MS telefoninë?
Kuptohet që kompjuteri nuk është kushte i detyrueshëm për të bërë thirrje telefonike VoIP. Kushti i vetëm i detyrueshëm është të keni lidhje Interneti. Konsumatori mund të përzgjedhë ndërmjet adapterave të ndryshëm, pra, ATA që kyçin aparatin e zakonshëm telefonik me Internetin dhe mundësojnë kështu transferimin e zërit nëpërmjet Internetit.
Gjithashtu janë IP adapterat dhe sistemet për shtëpinë dhe për zyrën, të cilët eliminojnë nevojën e adapterave të tjerë (ATA). Këta aparatë telefonikë ofrohen të konfiguruar plotësisht për t’u përdorur me VoIP dhe po futen me të shpejtë në përditësinë e përdoruesve të zakonshëm dhe biznes përdoruesve. Informacion të mëtejmë mbi aparatet që ofron VoIP G&MS dhe aparatet e tjera të këtij lloji, mund të gjeni këtu.
.Mënyra e pagesës?
Ju japim këto mundësi për të bërë pagesat ndaj nesh:
- Online nëpërmjet sistemit paypal.com, moneybookers.com dhe e-pay.bg
- Në rrugë bankare
Pagesat bëhen direkt nga akaunti Juaj personal.
Vlera minimale e kredive të parapaguara është 10,00 euro.
Shënim: Të gjitha shërbimet VoIP G&MS janë të parapaguara. Kreditë e parapaguara telefonike janë akumuluese (pra, nuk ka nevojë të shpenzoni deri në fund kreditë ekzistuese që të mbushni sërish) dhe nuk kanë afat kohor validiteti.
Zgjidhje për biznesin
VoIP G&MS ofron zgjidhje të leverdishme për biznesin e vogël, të mesëm e të madh.
Ne zotërojmë know-how dhe teknologji që Ju garantojnë ulje shumë të madhe të shpenzimeve për telefon, duke ofruar cilësi të lartë të shërbimeve tona.
Ofertat tona speciale janë për eksponentët e biznesit, të cilët kërkojnë të reduktojnë shpenzimet mujore për telefon dhe të rritin cilësinë e komunikacioneve dhe efiçencën e procesit të punës.
С VoIP G&MS firma Juaj do të përfitojë një seri avantazhesh:
-
VoIP telefonia mund të integrohet në centralin Tuaj telefonik.
(Nëpërmjet aparateve cilësorë të kyçur direkt me centralin Tuaj telefonik, firma Juaj kursen shumë para nga thirrjet telefonike, ndërkohë që Ju sigurohet një shërbim me cilësi të shkëlqyer dhe me çmime jashtëzakonisht konkurruese).
-
Ju mund të kyçni filialet e firmës Tuaj në një rrjet VoIP G&MS, në të cilin të kyçen edhe klientët dhe furnitorët Tuaj. Kështu të gjithë ju do të flisni mes veti pa kufizime kohore, për një taksë të fiksuar mujore, pavarësisht se ku ndodheni nëpër botë. Ndërsa thirrjet drejt të gjitha numrave të tjerë mobile dhe fikse do të paguhen me tarifat e ulëta sipas listës sonë të çmimeve.
-
Dhënia e adapterave telefonikë bashkëpunëtorëve Tuaj kur janë me shërbim jashtë shtetit
(Ky opsion u adresohet firmave ku aktiviteti i tyre ka të bëjë me udhëtime të shpeshta të punonjësve të tyre. Për ta lehtësuar lidhjen ndërmjet zyrës dhe punonjësit që është me shërbim, ky mund të mbajë me vete një adapter ATA që e mundëson, pavarësisht vendit apo shtetit ku ndodhet, të bëjë dhe të marrë thirrje nëpërmjet akauntit të vet VoIP G&MS. Kushti i vetëm është që adaptoi të kyçet me Internetin dhe një aparat të zakonshëm telefoni.)
-
Kontroll në kohë reale i të gjitha thirrjeve të kryera
VoIP G&MS ofron zgjidhjet më të mira e më të leverdishme për struktura dhe institucione si:
- Qendra të thirrjeve (Call centre)
- Hotele
- Banka
- Spitale
- Misione diplomatike
- Ministri
- Bashki
- Firma private
- Agjenci turistike
- Agjenci immobilare
- Firma transporti
- Aeroporte
- Provajdera të televizionit kabllor të cilët ende nuk ofrojnë telefoni
Varësisht nga nevojat firmës Tuaj, ne mund t’Ju ofrojmë variante të ndryshme reduktimi të shpenzimeve mujore për telefon:
- Pa ose me taksë mirëmbajtjeje
- Pa taksë instalimi
- Tarifa preferenciale varësisht prej sasisë së bisedave të kryera
Të gjitha shërbimet e telefonisë VoIP G&MS janë të bazuara në principin e kredive të parapaguara. Zgjidhjet për biznesin kërkojnë fillimisht një pagesë minimale kredish të parapaguara nga 100,00 deri 200,00 euro varësisht nga rasti konkret.
Klientët tanë:
- Persona fizikë
- Hotele
- Klinika
- Qendra të thirrjeve (Call centеr)
- Misione diplomatike
- Institucione shtetërore
- Bashki
- Firma private
- Agjenci turistike
- Agjenci immobilare
- Firma transporti