PËR NE
- Ç’më nevojitet për vendosur VoIP komunikimin?
- Si ta përdor shërbimin VoIP G&MS?
- Cilat janë konfiguracionet që unë duhet të aplikoj te pajisja?
- Ku mund ta instaloj internet-telefonin?
- Si mund ta testoj shërbimin VoIP G&MS?
- Si ta formoj numrin që dëshiroj?
- Si mund të blej kredi të parapaguara telefoni?
- Si të dërgoj SMS?
- Pasi kam bërë pagesën nga ana ime, sa kohë do që të mbushet llogaria ime?
- А mund t’i llogarisni bisedat në dollarë amerikanë?
- Si t’i pres thirrjet nga kompjuteri im?
- A mund të kontrolloj bisedat që kam bërë dhe gjendjen e llogarisë sime?
- A mund të përdor shërbimin VoIP G&MS nga një aparat i zakonshëm telefonik?
- Nga dhe si mund ta blej pajisjen ATA?
- A duhet ta kem kompjuterin të kyçur teksa bëj bisedë me telefonin tim VoIP?
- Si formohet çmimi i bisedave?
- Kur nis formimi i çmimit të një bisede?
- Cilët kodekë mbani?
- A mund të marr thirrje nga telefona fiks dhe mobilë nga gjithë bota?
- Ku ndryshon numri virtual nga ai real?
- Nuk kam ende përgjigje nga ana Juaj, me numrin e klientit dhe me fjalëkalimin tim?
- Nuk më kujtohet numri im i përdoruesit dhe fjalëkalimi?
- VoIP G&MS a përmban reklama apo spyware?
- Mirëmbajtja
- A ofroni koncesione speciale për një vëllim më të madh kredish të parapaguara apo për biznes-përdoruesit?
-
Ç’më nevojitet që të vendos komunikim VoIP?
- Kompjuter + internet
- Dëgjuese dhe mikrofon
- Software
- Regjistrim VoIP G&MS
Nëse dëshironi, Ju mund të bëni biseda VoIP pa lidhje me kompjuterin Tuaj dhe për këtë duhet të pajiseni me një hardware ekzistues VoIP. Atë që duhet të bëni është vetëm ta kyçni VoIP-telefonin me internetin dhe të formoni konfiguracionet e duhura VoIP G&MS; pas kësaj Ju mund ta përdorni tashmë si çdo telefon normal/fiks.
-
Si ta përdor shërbimin VoIP G&MS?
Ju mund ta përdorni shërbimin tonë duke bërë regjistrimin e vet. Tek adresa e e-mail-it që do të na dërgoni, do t’Ju vijë numri Juaj i klientit (që do të jetë dhe numri Juaj virtual telefonik), si dhe fjalëkalimin fillestar për akses në akauntin Tuaj personal.
Hapi tjetër është të shkarkoni një nga programet e bisedave telefonike që ne rekomandojmë dhe të pajiseni me mikrofon dhe dëgjuese. Tashmë Ju mund të bëni biseda pa pagesë kompjuter me kompjuter nga dhe drejt çdo pike të botës.
Nëse dëshironi Ju mund të blini kredi të parapaguara për biseda dhe SMS, me nominale të ndryshme, dhe kështu mund të flisni me një çmim shumë të lirë me çdo telefon fiks ose mobil në gjithë botën (kompjuter me telefon).
-
Çfarë konfiguracionesh të bëj në version ?
Konfiguracione të përgjithshme për software:
Account: Numri Juaj VoIP G&MS
Auth Name: Numri Juaj VoIP G&MS
Server: sip.voip-gms.com (nëse përdorni modemin xDSL: 77.77.138.10)
SIP Port: 5060-5070
Display name/number: shkruani emrin Tuaj ose numrin Tuaj të telefonit; ky informacion del në ekranin e aparatit telefonik të personit të cilit Ju i bëni thirrjen.
User name /Account number name: Numri Juaj VoIP G&MS
Password: Fjalëkalimi Juaj VoIP G&MS
Authorization user name: mund ta lini bosh ose të shkruani numrin Tuaj VoIP G&MS номера си
Domain/Proxy server: sip.voip-gms.com (në rast se përdorni modemin xDSL: 77.77.138.10)
Stun server (option): stun.voip-gms.com (në rast se përdorni modemin xDSL : 77.77.138.11)
Register: sip.voip-gms.com (në rast se përdorni modemin xDSL: 77.77.138.10)
Outbound proxy server: mos e plotësoni
Konfiguracione për LINKSYS SPA3102:
Line Enable: Yes
SIP Port : portnumber 5060
Proxy: sip.voip-gms.com (ако използвате xDSL модемnë rast se përdorni modemin xDSL : 77.77.138.10)
Stun server (option): stun.voip-gms.com (në rast se përdorni modemin xDSL: 77.77.138.11)
Register: Yes
Make Call Without Reg: Yes
Register Expires: 3600 seconds
Ans Call Without Reg: No
Display name: shkruani emrin Tuaj ose numrin Tuaj të telefonit; ky informacion del në ekranin e aparatit telefonik të personit të cilit Ju i bëni thirrjen.
User ID: fusni emrin Tuaj të përdoruesit; ky është numri telefonik që përdorni për t’u regjistruar me akauntin Tuaj VoIP G&MS.
Password: fusni fjalëkalimin Tuaj; ky është fjalëkalimi që përdorni për t’u regjistruar me akauntin Tuaj VoIP G&MS
Use Auth ID: zgjidhniNoNë qoftë se keni probleme me audion, përdorni STUN server (stun.voip-gms.com), port 3478 (në rast se menaxhohet nga konfiguracioni); përdorni co G.711
-
Ku mund ta instaloj internet-telefonin?
Ju mund ta instaloni internet-telefonin me regjistrimin VoIP G&MS në çdo pikë të botës, dhe e vetmja gjë që Ju nevojitet është lidhje interneti ku duhet ta lidhni laptopin Tuaj ose sip-telefonin.
-
Si mund ta testoj shërbimin VoIP G&MS?
Pasi të fusni konfiguracionet e nevojshme në telefon ose në softphone, mund ta testoni cilësinë e shërbimit tonë duke formuar numrat pa pagesë 797777 apo 4922501/2/4.
-
Si ta formoj numrin që dëshiroj?
Kur kërkoni të bëni biseda ndërkombëtare, veproni ashtu si për çdo telefon normal: formoni 00 + kodin e shtetit + numrin telefonik që dëshironi (i paraprirë nga kodi i qendrës së banuar, kur është telefon fiks, apo kodi i operatorit mobil)
Psh. për Portugalinë: 00 + 351 +21 (për Lisbonën) 1234567
Kur kërkoni të formoni një numër telefoni fiks në Bullgari, duhet të formoni kodin e qytetit dhe numrin përkatës telefonik:
psh. për Sofjen 02 + 1234567
Kur kërkoni të bisedoni me operator mobil në Bullgari, formoni kodin e operatorit pasuar nga numri që dëshironi:
psh.. për Vivacom 0878 + 123456
-
7. Si mund të blej kredi të parapaguara telefoni?
Blerja e kredive të parapaguara bëhet nga akaunti Juaj personal dhe duke zgjedhur opsionin "Buy now".
Klienti ka mundësi të zgjedhë ndër këto mënyra pagese: online (nëpërmjet paypal.com, ePay.bg и moneybookers.com) ose në rrugë bankare.
-
Si të dërgoj SMS?
Dërgimi i mesazheve SMS bëhet nga akaunti Juaj personal, duke zgjedhur opsionin Send SMS.
Çmimi i çdo SMS-je të dërguar zbritet automatikisht nga shuma e kredive të parapaguara që dispononi.
-
Pasi kam bërë pagesën nga ana ime, sa kohë do që të mbushet llogaria ime?
Menjëherë pas marrjes së pagesës, ne mbushim llogarinë Tuaj. Luteni, duhet të keni parasysh faktin se VoIP G&MS nuk ka se si të ndikojë në shpejtësinë e transaksionit, pasi kjo nuk varet nga ne.
Luteni të kontrolloni nëse e keni futur numrin Tuaj të klientit gjatë mbushjes së të dhënave për transfertën e parasë.
Mos harroni menjëherë pasi të bëni pagesën, të na informoni me e-mail. Kjo do të parandalojë vonesën eventuale të mbushjes së llogarisë Tuaj.
-
A mund t’i evidentoni bisedat në dollarë amerikanë?
Jo, sepse sistemi ynë punon me Euro. Pagesat që bëni në USD do të transformohen në Euro me kursin e ditës.
Llogaritja e bisedave bëhet vetëm në Euro.
-
Si t’i pres thirrjet nga kompjuteri im?
Emri Juaj i përdoruesit është numri Juaj virtual. Tek ky numër ka akses çdo abonent i rrjetit tonë. Bisedat që bëhen midis abonentëve të rrjetit tonë janë pa pagesë (vlen për numrat virtualë).
-
A mund të kontrolloj bisedat që kam bërë dhe gjendjen e llogarisë sime?
Kuptohet, duke hyrë në akauntin Tuaj, me të plotësuar emrin e përdoruesit/numrin dhe fjalëkalimin, Ju mund të gjeni gjithë informacionin e nevojshëm rreth bisedave të bëra, kohëzgjatjes së tyre, shumës së paguar, kredive të shpenzuara dhe atyre të mbetura për biseda, etj.
Çdo bisedë regjistrohet menjëherë pasi është bërë.
-
A mund të përdor shërbimin VoIP G&MS nga një aparat i zakonshëm telefonik?
Sigurisht, për këtë qëllim Ju nevojitet një adaptor telefoni (pajisjen ATA), i cili e bën lidhjen ndërmjet aparatit të zakonshëm telefonik dhe internetit.
Në se dëshironi, Ju mund të blini IP-aparat telefonik, i cili e eliminon nevojën e adaptorëve shtesë (АТА). IP-aparatet telefonike ofrohen të konfiguruara tërësisht për përdorim me VoIP. Që të përfitoni nga shërbimi ynë, Ju duhet thjeshtë të fusni të dhënat e serverit tonë në aparatin Tuaj telefonik IP.
-
Nga dhe si mund ta blej pajisjen ATA?
Ne u ofrojmë klientëve tanë pajisje ATA tashmë të konfiguruar për të punuar me rrjetin tonë. Mënyrën e pagesës e zgjidhni vetë Ju.
Për më shumë hollësi mbi karakteristikat e pajisjeve të ndryshme, luteni të konsultoheni me "Hardware".
-
A duhet ta kem kompjuterin të kyçur teksa bëj bisedë me telefonin tim VoIP?
Jo. Duhet vetëm që telefoni Juaj VoIP të jetë i lidhur me internet, zakonisht me ruter.
-
Si formohet çmimi i bisedave?
Llogaritja e shumës së bisedave bëhet sipas parimit 60/60.
-
Kur nis formimi i çmimit të një bisede?
Llogaritja e shumës së bisedave fillon me realizimin e lidhjes me palën tjetër, pra, me t’iu përgjigjur thirrjes Tuaj.
-
Cilët kodekë mbani?
Ne mbajmë këta kodekë:
- g711 –u, a
- gsm
- g729
- g723
- h263
- h261
- g726
- adpcm
- speex
- lpc10
- slin
- ilbc
-
A mund të marr thirrje nga telefona fiks dhe mobilë nga gjithë bota?
Po, duke u abonuar për shërbimin tonë “numër telefoni real/qyteti”. Nëpërmjet këtij shërbimi mund t’Ju bëjnë thirrje nga çdo telefon fiks ose mobil në gjithë botën.
-
Ku ndryshon numri virtual nga ai real?
Me numrin virtual Ju mund të bëni thirrje dalëse drejt çdo numri fiks ose mobil brenda dhe jashtë vendit, por do të mund të merrni thirrje vetëm nga klientët e tjerë të shërbimit tonë të telefonisë VoIP G&MS.
Numri real Ju mundëson të merrni thirrje hyrëse dhe të bëni thirrje dalëse nga dhe drejt çdo numri fiks dhe mobil kudo që të ndodheni nëpër botë.
-
21. Nuk kam ende përgjigje nga ana Juaj, me numrin e klientit dhe me fjalëkalimin tim?
Shkak i kësaj mund të jenë filtra spam çka nuk do të thotë se regjistrimi Juaj nuk është bërë. Nëse nuk keni marrë e-mail prej nesh brenda 24 orëve nga dërgimi i formës së regjistrimit nga ana Juaj, luteni të lidheni me ne tek help@voip-gms.com
-
Nuk më kujtohet numri im i përdoruesit dhe fjalëkalimi?
Luteni, lidhuni me ne!!
-
VoIP G&MS a përmban reklama apo spyware?
Jo.
-
Mirëmbajtja
Në se keni pyetje për akauntin Tuaj personal, luteni lidhuni me ne.
-
25. A ofroni koncesione speciale për një vëllim më të madh kredish të parapaguara apo për biznes-përdoruesit?
Po, politika e firmës VoIP G&MS parashikon skonto dhe promocione speciale për klientët e vet, në varësi të rastit konkret.